Ndërlidhjet

Rusia thotë se Pentagoni s'duhet të kërkojë dialog nga "pozita e të fortit"


Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se Rusia është e gatshme të përmirësojë lidhjet me Pentagonin, por paralajmëroi Uashingtonin që të mos kërkojë bashkëpunim nga "pozita e të fortit".

"Jemi të gatshëm të rifillojmë bashkëpunimin me Pentagonin, por përpjekjet për të ndërtuar dialog me Rusinë nga pozita e të fortit do të jenë të kota", tha Shoigu, transmetojnë agjencitë ruse.

"Presim sqarime mbi qëndrimin e Pentagonit", tha ai.

Deklarata e Shoigut vjen si reagim ndaj komenteve të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis, i cili, të mërkurën, foli për nevojën e të treguarit rezistencë ndaj Rusisë.

"Mbetemi të hapur ndaj mundësive për të rivendosur marrëdhënie bashkëpunuese me Moskën, duke qenë realistë në pritjet tona dhe duke siguruar që diplomatët tanë negociojnë nga pozita e të fortit", tha Mattis gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

XS
SM
MD
LG