Ndërlidhjet

Oliver Ivanoviq do të dalë sërish para gjykatës


Oliver Ivanoviq

Gjykata e Apelit ka vendosur që të nis një proces të ri gjyqësor ndaj Oliver Ivanoviqit, idënuar me 9 vjet burg në vitin 2016. Lajmin e ka konfirmuar për Radion e Evropa e Lirë, Nebojsha Vllajiq, avokat i Oliver Ivanoviqit.

Ai ka thënë se gjykimi duhet të thirret në një afat sa më të shpejtë, ndërkohë që për mbajtjen e tij në burg gjatë kohës së ri-gjykimit, avokati Vllajiq, ka thënë se do të vendos gjykatësi i rastit nga Gjykata Themelore.

Oliver Ivanoviq, kryetar i Nismës Qytetare, Serbia, Drejtësia, Demokracia ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Mitrovicën Veriore, për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile shqiptare”.

XS
SM
MD
LG