Ndërlidhjet

IS-i e mori përgjegjësinë për sulmin në Pakistan


Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Pakistan

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në tempullin Sufi, në pjesën jugore të Pakistanit, nga i cili janë vrarë së paku 25 vetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, menjëherë e ka dënuar atë që ai e ka cilësuar si sulm kundër filozofit dhe poetit Sufi, për nder të të cilit është ndërtuar tempulli në qytetin Sehwan në provincën Sindh.

Rrjeti pakistanez, Dawn TV, i ka cituar zyrtarët mjekësorë që kanë thënë se trupat e 25 personave të vrarë dhe 25 vetë të plagosur seriozisht, janë dërguar në një spital lokal.

XS
SM
MD
LG