Ndërlidhjet

UNICEF: 1 milion fëmijë në Ukrainën lindore kanë nevojë urgjente për ndihmë


Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë thënë se numri i fëmijëve që kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare në Ukrainën lindore gati është dyfishuar gjatë vitit të kaluar.

Numri i këtyre fëmijëve ka arritur në 1 milion.

UNICEF përmes një raporti thotë se kriza është rezultat i “përkeqësimit të vazhdueshëm” të jetës në Ukrainën lindore, ku vlerësohet se 1.7 milion njerëz janë zhvendosur brenda vendit për shkak të dhunës në këtë rajon të Ukrainës.

Mbi 9750 njerëz janë vrarë prejse konflikti ka nisur në prill të vitit 2014 në mes të forcave qeveritare të Kievit dhe separatistëve pro Kremlinit.

“Kjo është një urgjencë e padukshme – një krizë që shumica e botës e ka harruar”, thotë Giovanna Berberis, përfaqësuesja e UNICEF-it në Ukrainë.

Organizata e OKB-së ka thënë se situata është e keqe sidomos për 200 mijë fëmijë që jetojnë brenda 15 km. në të dy anët e zonës së konfliktit në Ukrainën lindore.

UNICEF sërish ka bërë thirrje te të gjitha palët që menjëherë t’i përkushtohen armëpushimit të arritur në Minsk në vitin 2015 dhe të respektojnë ligjin humanitar ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG