Ndërlidhjet

Siri: Qeveria bombardon lagjen e fundit të rebelëve në Homs


Ilustrim
Ilustrim

Aeroplanët sirianë kanë kryer sulme ajrore në zonën e fundit të kontrolluar nga rebelët, në qytetin Homs duke vrarë së paku 2 njerëz, duke e rritur kështu numrin e viktimave si pasojë e sulmeve që po kryhen që dy javë, raporton Reuters.

Lagja Al-Waer, që është zona e fundit që kontrollohet nga rebelët në Homs, është kursyer nga luftimet që zhvilloheshin kryesisht nëpër vende të tjera të Sirisë.

Por, bombardimet kanë filluar gjatë muaji, siç njofton Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Mediat pro qeveritare shkruajnë se sulmet ajrore po kryhen si përgjigje ndaj sulmeve të rebelëve në zonat e banuara që kontrollohen nga qeveria në Homs.

Damasku ka bërë përpjekje sipas Reuters që të arrij marrëveshje me rebelët në Al Waer, duke iu ofruar mundësinë që ata dhe familjet e rebelëve të largohen nga kjo lagje.

Opozita siriane megjithatë thotë se një marrëveshje e tillë është strategji e qeverisë që të detyrojë zhvendosjen e popullatës nga zonat që kontrollohen nga rebelët, pas viteve të tëra të rrethimit dhe bombardimeve.

Sipas organizatës me seli në Londër, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, disa mijëra luftëtarë rebelë gjenden në lagjen Al Waer të Homsit.

XS
SM
MD
LG