Ndërlidhjet

Thaçi merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës së sigurisë së Mynihut

Në konferencën e sigurisë në Mynih po merr pjesë edhe një delegacion i lartë nga Kosova.

Sipas një njoftimi zyrtar, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në margjinat e këtij samiti ka mbajtur takime bilaterale ndër të tjera edhe me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, me Presidentin e Sllovenisë, Barut Pahor, me Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, me përfaqësues të Bundestagut, me senatorë dhe kongresistë amerikanë, si dhe me pjesëmarrës të tjerë, duke përfshirë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediave.

“Konferenca e Sigurisë në Mynih ka qenë ngjarja më e pritur e vitit, sepse aty janë duke u artikuluar edhe qëndrimet strategjike të administratës së re amerikane, Gjermanisë dhe Rusisë përmes fjalimeve të zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, kancelares Angela Merkel dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të kësaj konference për komunitetin ndërkombëtar, i rëndësishëm ishte edhe artikulimi i pikëpamjes së BE-së përmes përfaqësueses së BE-së, Federica Mogerini, si dhe i sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg”, thuhet në këtë njoftim të presidencës së Kosovës.

XS
SM
MD
LG