Ndërlidhjet

Tiranë: Protesta e opozitës para Kryeministrisë


Lulzim Basha para protestuesve

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot në tubimin e opozitës para kryeministrisë se qeveria Rama e ka çuar vendin në mjerim, në varfëri dhe kaos, dhe “pasi ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do të vjedhë edhe zgjedhjet”.

Zoti Basha kërkoi qeveri teknike për të organizuar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

“Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pushteti i korruptuar dhe kriminelët duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme”, tha zoti kryetari i Partisë Demokratike, Basha.

“Ose do të bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë. Rrugë të mesme nuk ka. Rrugë tjetër nuk ka. Zgjedhjet për fasadë, zgjedhjet e njollosura nuk do t’i pranojmë. Zgjedhjet e standardeve të krimit në vend të standardeve të Europës nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë”, tha zoti Basha.

Protestuesit po ngrejnë një tendë të përmasave të mëdha në shëtitoren Dëshmorët e Kombit për të vazhduar protestën.

*Ky material fillimisht është publikuar në Zëri i Amerikës

XS
SM
MD
LG