Ndërlidhjet

Megjithë paralajmërimet amerikane, Irani do mbajë ushtrime ushtarake


Ilustrim
Ilustrim

Irani thotë se Garda Revolucionare Islamike do kryej ushtrime të mëdha ushtarake në pjesën lindore dhe verilindore të republikës islamike.

Gjenerali Mohammad Pakpour, komandant i njësisë tokësore të kësaj garde ka thënë në Teheran sot se ushtrimet “Profeti i Madh 11” do të fillojnë pas dy ditësh dhe do të zgjasin tre ditë.

Pakpour ka thënë se disa raketa, dronët e gardës dhe artileria do të përdoren gjatë këtyre ushtrimeve.

Ushtrimet do të mbahen megjithë paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja nga Uashingtoni pas testimit të një rakete balistike nga Irani më 29 janar.

Pakpour ka thënë se ushtrimet kanë qëllim të demonstrojnë përgatitjen e plotë të Iranit për tu përballur me kërcënime dhe sanksionet turpëruese nga Uashingtoni.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis ka thënë se Irani është sponsori më i madh shtetëror në botë i terrorizmit.

XS
SM
MD
LG