Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshje e re e armëpushimit në Ukrainë


Ilustrim

Një armëpushim i ri është arritur për Ukrainën lindore, por disa separatistë pro Kremlinit nuk kanë arritur të thonë nëse do e respektojnë ndalimin e luftimeve si dhe një nga liderët e Ukrainës ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin e takimit katërpalësh në Mynih.

Marrëveshja është njoftuar më 18 shkurt nga Rusia, ndërsa ajo është arritur krahas ministrave të jashtëm të Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës pas bisedimeve të mbajtura në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Armëpushimi pritet të filloj së zbatuari nga 20 shkurti.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka quajtur marrëveshjen zhvillim pozitiv, por ai e ka pranuar mungesën e një “progresi të madh” gjatë takimit.

Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, iu ka thënë gazetarëve se qëllimi ka qenë që të arrihet ajo për të cilën “që një kohë të ka gjatë ka pasur marrëveshje, por nuk është implementuar asnjëherë”: tërheqja e armatimit të rëndë nga rajoni, sigurimi i tyre, dhe krijimi i mundësisë për monitoruesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të kontrollojnë se ku po mbahen armatimet e rënda.

Separatistët pro Kremlinit në terren nuk e kanë konfirmuar nëse planifikojnë ta respektojnë armëpushimin.

Disa prej tyre kanë thënë se kjo nuk është e mundshme që të vihet në funksion armëpushimi.

“Ka pasur të shtëna artilerie gjatë gjithë ditës” ka thënë për AFP, Eduard Basurin, një nga zyrtarët e lartë të rajonit që kontrollohet nga separatistët.

Ministri i jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin e ka konfirmuar armëpushimin, pro ka paralajmëruar se marrëveshja duhet të shkoj përtej një “slogani politik”.

Ai iu ka thënë gazetarëve se nuk është i kënaqur me takimin.

Klimkin ka shtuar se asnjë “rezultat i fuqishëm” nuk është arritur në takimin e Mynihut.

Separatistët pro Kremlinit kontrollojnë zona të Donjeckut dhe Lluhanskut në pjesën lindore të Ukrainës për gati tre vjet, prejse e kanë filluar luftën kundër forcave të Kievit, konflikt ky që ka deri më tash ka marrë jetën e mbi 9750 njerëzve.

Luftimet janë intensifikuar gjatë këtij muaji duke e rritur numrin e viktimave edhe për 30 të vrarë.

Në prillin e vitit 2014 Rusia e ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë.

XS
SM
MD
LG