Ndërlidhjet

Sulm terrorist në Somali, së paku 30 të vrarë


Ilustrim

Së paku 30 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga një sulm me veturë bombë në kryeqytetin somalez, Mogadishu.

Askush se ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin e 19 shkurtit, që e ka goditur një treg në qarkun Wasdajir të Mogadishus.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Grupi terrorist Al Shabaab ka kryer më parë sulme të ngjajshme. Gjatë ditës ky grup e ka publikuar një komunikatë ku e dënon presidentin e sapo zgjedhur, Mogamed Abdullahi duke e cilësuar atë si person që e ka braktisur fenë.

Mohamed, ish kryeministër që ka nënshtetësi edhe somaleze edhe amerikane, është zgjedhur më 8 shkurt.

XS
SM
MD
LG