Ndërlidhjet

Haaretz: Netanjahu e hodhi poshtë ofertën amerikane për paqe në rajon


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu

Një gazetë izraelite raporton se kryeministri Benjamin Netanjahu vitin e kaluar e ka hedhur poshtë një inicitivë për paqe të ndërmjetësuar nga atëkohë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Associated Press shkruan se gazeta “Haaretz” raporton se Netanjahu ka marrë pjesë në një samit sekret të organizuar nga Kerry në qytetin jordanez, Aqaba shkurtin e vitit 2016.

Në takim përfshihej edhe mbreti jordanez, Abdullahu II dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah al Sisi.

Raporti që citon zyrtarë anonim të administratës së Obamës thotë se Kerry ka propozuar njohje rajonale të Izraelit si shtet të hebrenjve, një nga kërkesat kyçe të Netanjahut, krahas rigjallërimit të bisedimeve për paqe me palestinezët me përkrahjen e vendeve arabe.

Sipas artikullit, Netanjahu e ka hedhur poshtë ofertën duke thënë se ai nuk është në gjendje të mbledhë mjaftueshëm përkrahje nga koalicioni i tij qeveritar.

Iniciativa raportohet të ketë qenë edhe arsyeja e bisedimeve të shkurtëra që Netanjahu ka pasur me liderin opozitar izraelit, Isaac Herzog që ky t’i bashkohet qeverisë.

Më pas Netanjahu e fton liderin nacionalist, Avigdor Lieberman që të formojnë koalicionin.

Oferta përmbante edhe plotësimin e dëshirës së Izraelit dhe palestinezëve që Jerusalemi të jetë kryeqytet i të dy palëve në konflikt.

XS
SM
MD
LG