Ndërlidhjet

Pence takon liderët e BE-së dhe NATO-s


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, do të takojë sot liderët e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, për t'i siguruar ata për angazhimin e SHBA-së në Evropë.

Pence do të takojë shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pence ka arritur në Bruksel të dielën, pasi ka ndjekur Konferencën për Sigurinë në Mynih.

"Shtetet e Bashkuara janë dhe do të jenë gjithmonë aleati juaj më i madh", ka thënë Pence në këtë konferencë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shqetësuar aleatët me kritikat e tij për NATO-n, me mbështetjen e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe me lëvdatat për presidentin rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG