Ndërlidhjet

SHBA dhe Rusia kryesojnë listën e eksportuesve të armëve


Ilustrim (©Shutterstock)

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë qenë eksportueset më të mëdha të armëve në pesë vjetët e kaluar, tha Instituti Kërkimor për Paqe Ndërkombëtare, me seli në Stokholm.

Sipas tij, SHBA ka bërë 33 përqind të eksportit global të armëve në periudhën 2012-16, ndërsa vlera e eksporteve është rritur për 21 përqind nga periudha 2007-11.

Gati gjysma e shitjeve totale të SHBA-së ka shkuar në Lindje të Mesme.

Rusia, në anën tjetër, ka bërë 23 përqind të eksporteve në të njëjtën periudhë kohore, ndërsa 70 përqind të shitjeve të saj kanë shkuar në katër vende: Indi, Vietnam, Kinë dhe Algjeri.

Në pesëshen e parë bëjnë pjesë edhe Kina, me 6.2 përqind të eksporteve globale, Franca me 6 përqind dhe Gjermania me 5.6 përqind.

Në përgjithësi, vëllimi i transfereve ndërkombëtare të armëve të mëdha është rritur vazhdimisht që nga viti 2004, tha Instituti.

Sipas burimit të njëjtë, importuesja më e madhe e armëve gjatë periudhës së fundit pesëvjeçare ka qenë India.

XS
SM
MD
LG