Ndërlidhjet

K. Veriore dhe Malajzia, përplasje për shkak të vrasjes së profilit të lartë


Pamje e aeroportit ndërkombëtar në Kuala-Lumpur të Malajzisë

Aktualisht një përlasje diplomatike po intensifikohet ndërmjet Malajzisë dhe Koresë Veriore, pas vrasjes së personit, Kim Jong Nam, që ishte vëlla nga babai i liderit të tashëm të Koresë Veriore, Kim Jung Un.

Sot Malajzia e ka tërhequr ambasadorin e saj në Phenian, ndërsa e ka ftuar ambasadorin e Koresë Veriore në Kuala-Lumpur, për shpjegime lidhur me akuzat e tij publike se autoritetet në Malajzi kishin bashkëpunuar “me forca të jashtme” lidhur me hetimin për vrasjen e Kim Jong Namit.

Malajzia, po ashtu, e ka publikuar një pamje të kamerave të sigurisë që duket se e tregojnë një femër duke e vra Kim Jong Namin në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Kuala-Lummpur në Malajzi, më 13 shkurt.

Mendohet se ajo ka hedhur helm në fytyrën e tij.

Ai vdiq disa orë më vonë.

Zyrtarët jugkoreanë dhe amerikanë kanë thënë se mendojnë se personi, Kim Jong Nam, ishte vrarë nga komploti i agjentëve të sigurisë së Koresë Veriore.

Malajzia ka refuzuar ta dorëzoj trupin e pajetë tek autoritetet verikoreane dhe ka insistuar në kryerjen e një autopsie të pavarur.

Rezultatet preliminare nga ky hetim priten të shpallen pasnesër.

Mediat në Korenë Veriore nuk kanë raportuar për këtë vrasje.

Kim Jong Nam ishte djali më i vjetër i ish-liderit verikorean, Kim Jong Il.

Ai kishte jetuar në ekzil për shumë vite, kryesisht në Makau.

XS
SM
MD
LG