Ndërlidhjet

Siri: Janë vrarë katër ushtarë të Rusisë


Pamje e ushtarëve rusë në një bazë ajrore
Pamje e ushtarëve rusë në një bazë ajrore

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se katër ushtarë të saj janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur sot në Siri, kur makina me të cilën udhëtonin kishte hasur në një bombë.

Në kumtesën e sotme, këta ushtarë rusë, ministria i ka përshkruar si “këshilltarë ushtarakë”, që udhëtonin në një konvoj të trupave siriane, i cili posa ishte larguar nga një bazë ajrore.

Po ashtu, u tha se bomba ishte aktivizuar nëpërmjet radio kontrollit, derisa makina ruse kalonte në rrugën që ishte katër kilometra nga baza ajrore ushtarake, e njohur edhe si T-4.

XS
SM
MD
LG