Ndërlidhjet

Serbi: Koalicioni i madh popullor kërkon dorëheqjen e Vuçiqit


Pamje e një pjese të Beogradit

Koalicioni i madh popullor në Serbi i ka bërë thirrje sot kryeministrit, Aleksandar Vuçiq, që të paraqes dorëheqje nga posti i tij, sepse si kandidat presidencial, vetëm në këtë mënyrë mund të garantoj se “nuk do t’i keqpërdorë burimet publike dhe pozitën zyrtare në qeveri, me qëllim të promovimit të kandidaturës së tij”.

Deputetët dhe anëtarët e këtij koalicioni për zgjedhjet presidenciale kanë paralajmëruar se në rast se Vuçiq nuk paraqet dorëheqje, atëherë nismën për shkarkimin e tij do ta propozojnë në parlament.

“Nëse kërkon mbështetje të popullit më zgjedhje, dorëheqja do të ishte akt moral i kthimit të një mandati derisa garon për mandatin tjetër”, ka kumtuar Koalicioni i madh popullor në Serbi, dhe ka shpjeguar se “prej momentit të parë të kandidaturës, kryeministri i shfrytëzon burimet shtetërore: aeroplanët, që janë bashkëpronë e shtetit të Serbisë dhe shërbimin publik RTS dhe RTV, dhe të gjitha burimet e tjera, që u takojnë të gjithë qytetarëve të Serbisë”.

XS
SM
MD
LG