Ndërlidhjet

Pence: Trump pret progres nga NATO deri në fund të 2017-ës 


Nënpresidenti amerikan, Mike Pence në selinë e NATO-s, Bruksel, 20 shkurt 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump pret që deri ka fundi i këtij viti të shoh “progres real” në mesin e aleatëve të NATO-s sa i përket shpenzimeve për ushtrinë.

Kjo deklaratë është bërë nga nënpresidenti amerikan, Mike Pence gjatë konferencës së përbashkët me gazetarë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Një rregull i brendshëm i NATO-s thotë që të gjitha vendet anëtare duhet të shpenzojnë çdo vit 2 % të Bruto Prodhimit Vendor për sektorin e mbrojtjes

“Amerika do e bëjë pjesën e saj, por mbrojtja evropiane duhet të përkushtohet po aq sa ne…presidenti (Trump) pret të shoh progress real deri në fundin e vitit 2017”, ka thënë Pence në Bruksel.

XS
SM
MD
LG