Ndërlidhjet

Vdes ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin 


Ambasadori i ndjerë rus në OKB, Vitaly Churkin

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin ka vdekur në qytetin e New Yorkut, njofton ministria e jashtme ruse përmes një komunikate.

Njoftimi nuk jep detaje rreth arsyes së vdekjes së Churkinit, por ofron ngushllime të afërmve dhe thotë se diplomati ka vdekur “papritur”, një ditë para ditëlindjes së tij të 65-të.

“Ministria e jashtme ruse me keqardhje njofton se Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin ka vdekur papritur në New York më 20 shkurt, një ditë para ditëlindjes së tij të 65-të”, thotë njoftimi.

Churkin ka shërbyer si diplomat i Rusisë në OKB prej vitit 2006.

Diplomati i karrierës, Churkin më parë ka shërbyer si ambasador nderi në Ministrinë e Jashtme ruse, ambasador në Kanada, Belgjikë dhe zyrtar ndërlidhës në NATO.

Përpos rusishtes, ai e ka folur edhe gjuhën frënge, angleze dhe mongoleze.

XS
SM
MD
LG