Ndërlidhjet

Serbët e Bosnjës paralajmërojnë bllokimin e parlamentit shtetëror


Parliamenti i Federatës së Bosnjës he Hercegovinës

Deputetët serbë në Bosnjë e Hercegovinë kanë lënë të kuptohet se ata do e bllokojnë parlamentin e shtetit nëse lideri boshnjak do kërkojë zyrtarisht rishikimin e vendimit të një gjykate të OKB-së e cila e kishte hedhur poshtë padinë e Sarajevës kundër Serbisë për gjenocid, raporton Reuters.

Vendimi i Bekim Izetbegoviq, pjesëtarit boshnjak të presidencës tri palëshe ku bënë pjesë edhe një kroat dhe një serb, që ta çojë në apel vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, ka zemëruar serbët e Bosnjës.

Nëse Izetbegoviq vazhdon tutje me atë që e ka deklaruar, Bosnja do të përballej me një krizë të gjatë politike, e cila do të mund të shkaktonte edhe “konfrontime fizike”, ka thënë nënkryetari i dhomës së ulët të parlamentit boshnjak, Mladen Boshiq.

Vendimi i vitit 2007 e kishte shfajësuar Serbinë nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë për vrasjet, përdhunimet dhe spastrimin etnik në Bosnjë gjatë shpërberjes së Jugosllavisë në vitet e ’90-ta.

Në vendim megjithatë thuhet se Serbia nuk e kishte parandaluar gjenocidin.

XS
SM
MD
LG