Ndërlidhjet

Londër: Dhoma e Lordëve fillon debatin për BREXIT


Pamje e përgjithshme e Dhomës së Lordëve, Londër

Dhoma e sipërme e parlamentit britanik ka filluar debatin për legjislacionin që do i lejonte kryeministres britanike, Theresa May që të nis negociatat me Bashkimin Evropian për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku evropian.

Dhoma e Lordëve, e ka nisur debatin më 20 shkurt pas miratimit që i ka dhënë legjislacionit dhoma e ulët e parlamentit, në fillim të këtij muaji.

Legjislacioni i lejon May që të vë në funksion Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, përmes së cilit nisen bisedimet dy vjeçare kur një vend anëtar vendos të largohet nga Bashkimi Evropian.

Legjislacioni e ka marrë miratimin e dhomës së ulët pa u ndryshuar.

Mirëpo, Partia Konservatore e May nuk e ka shumicën në dhomën e sipërme të parlamentit të përbërë nga Lordët. Aty, kryeministrja May mund të përballet me kërkesën për ndryshime.

Ndryshime që më së shumti pritet të ndodhë është që pas finalizimit të BREXIT, të gjithë shtetasve të BE-së t’iu jepen të drejta të garantuara në Britani.

Një tjetër ndryshim potencial që mund të kërkohet nga Lordët mund të jetë edhe kërkesa që pasi të arrihet marrëveshja finale në mes të Britanisë dhe Brukselit, të jetë e nevojshme që parlamenti britanik sërish të ketë fjalën e fundit.

May ka njoftuar më parë se ajo planifikon që të kërkojë aktivizimin e Nenit 50 në fund të muajit mars.

XS
SM
MD
LG