Ndërlidhjet

Liderja nacionaliste gjermane është takuar me aleatët e Putinit


Frauke Petry

Politikanja më e njohur nacionaliste në Gjermani, Frauke Petry, gjatë fundjavës së kaluar, është takuar me ligjvënësit rusë, përfshirë anëtarët e lartë të partisë Rusia e Bashkuar të presidentit,Vladimir Ptuin, ka njoftuar mbrëmë zyra e saj.

Zonja Petry, bashkëlidere e Alternativës për Gjermaninë, ishte ftuar në Moskë për të diskutuar për “bashkëpunim” dhe është takuar me kryesuesin e Dumës ruse, Vyacheslav Volodin, që është i afërt me presidentin Putin, dhe me zëvendëskryesuesin e Dumës së Rusisë, Pyotr Tolstoy, ka njoftuar zyra e saj, pa dhënë detaje se për çka është biseduar.

Ky takim u bë në një periudhë të ndjeshme të raporteve Gjermani – Rusi.

Zyrtarët gjermanë disa herë kanë tërhequr vërejtjen se Moska mund të përpiqet të ndikoj në zgjedhjet në Gjermani, në muajin shtator dhe ta destabilizoj vendin, duke i mbështetur grupet ekstremiste.

Alternativa për Gjermaninë, mbështetja për të cilën në hulumtime të opinionit ka rënë nën 10%, fuqishëm e kundërshton pranimin e qindra mijëra refugjatëve në Gjermani, nga ana e kancelares gjermane, Angela Merkel.

XS
SM
MD
LG