Ndërlidhjet

Putin dhe zyrtarët e tjerë të lartë e ngushëlluan familjen Churkin


Vitaly Churkin gjatë një fjalimi të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
Vitaly Churkin gjatë një fjalimi të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime familjes së ambasadorit rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, i cili vdiq dje papritmas në Nju Jork, në moshën 64 vjeçare.

Vdekja e Churkinit është “humbje e pakompensueshme për politikën e jashtme të Rusisë”, ka thënë Putin në deklaratën e postuar sot në faqen në Internet të Kremlinit.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka përshkruar Churkinin e ndjerë si “pjesë të pandashme të jetës së tij”.

Ai ka përkujtuar se së bashku me Churkinin ishin zgjedhur zëvendësministra të jashtëm në fillim të viteve të 90-ta.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në deklaratën e tij e ka lavdëruar të ndjerin Churkin për “aftësitë e tij dhe miqësinë”

“Për më tepër se një dekadë, ambasadori Churkin ishte prani e fuqishme në Këshillin e Sigurimit”, tha Guterres.

Vitaly Churkin ishte ambasador i Rusisë në Kombet e Bashkuara prej prillit të vitit 2008.

XS
SM
MD
LG