Ndërlidhjet

Iran: Khamenei vlerëson se Izraeli është “entitet i rrejshëm”


Ajatollah Ali Khamenei gjatë fjalimit të tij të sotëm në Teheran
Ajatollah Ali Khamenei gjatë fjalimit të tij të sotëm në Teheran

Lideri suprem Iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ka vlerësuar se Izraeli është “entitet i rrejshëm” dhe krijimin e tij e ka quajtur “njërin prej kapitujve më të ndyrë të historisë, që do të mbyllet me mëshirë të Zotit”.

Mëtutje, duke folur sot në Teheran, në një konferencë ndërkombëtare për mbështetje të Intifadës palestineze, zoti Khamenei tha se vështirësitë e popullit palestinez duhet të jenë “bosht i unitetit” të të gjitha vendeve islamike.

Khamenei tha se ai sheh “emergjencën e shenjave të shkatërrimit të regjimit sionist”, që nënkupton Izraelin, dhe “për dobësinë që i ka dominuar aleatët e tij kryesorë, e veçanërisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kjo konferencë në Teheran ishte njëri nga disa zhvillimet vjetore të organizuara nga Irani, për të demonstruar mbështetje për palestinezët.

Pas Revolucionit Islamik në vitin 1979, Teherani i ka shkëputur të gjitha lidhjet me Izraelin dhe refuzon ta njohë legjitimitetin e Izraelit.

XS
SM
MD
LG