Ndërlidhjet

Këshilltari i ri i sigurisë kombëtare amerikane alarmon Moskën


Këshilltari i ri i sigurisë kombëtare amerikane, H.R. McMaster

Këshilltari i ri i Sigurisë Kombëtare amerikane i përzgjedhur nga presidenti Donald Trump, H.R. McMaster, në Uashington dhe në Moskë shihet si person me qëndrime shumë më të ashpra ndaj Rusisë se sa parardhësi i tij, Michael Flynn.

Në një fjalim të mbajtur vitin e kaluar, McMaster ka thënë se Rusia ka arritur të aneksoi gadishillin ukrainas të Krimesë dhe të ndërhyjë në Ukrainën lindore pa paguar asnjë çmim.

McMaster ka thënë se qëllimi i gjërë i Moskës është të fundos rregullin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë së Evropës së pas Luftës së Ftohtë duke e zëvendësuar atë me diçka të re që sheh me pozitivitet drejt interesave ruse.

Rusia ka përdorur “luftë hibride” në Krime dhe Ukrainën lindore, diçka që është pjesërisht politike, pjesërisht shpërndarje e informacioneve të rreme dhe pjesërisht ushtarake, ka thënë më tej ai.

Derisa Kremlini nuk ka bërë ndonjë koment për përzgjedhjen e Trumpit në këtë post, një deputet rus duket se është alarmuar nga zëvendësimi i Flynnit me McMasterin.

Ligjëvënësi Frants Klintsevich i ka thënë agjencisë, RIA Novosti se McMaster “është 100 përqind shpend grabitqar” që paraqet kërcënim.

“Krahu i mbrojtjes dhe inteligjencës së Uashingtonit do të bëjnë politikë rusofobe”, ka thënë ai.

Deputeti tjetër, Viktor Ozerov ka kërkuar kujdes, megjithatë duke thënë se se pavarësisht se çfarë këshille të jap McMaster Trumpit, presidenti është ai që vendos për politika.

XS
SM
MD
LG