Ndërlidhjet

Serbia do të hapë dy kapituj të rinj në negociatat me BE-në


Serbia -- The EU flag hangs in front of the Serbian government building in Belgrade, March 2, 2012
Serbia -- The EU flag hangs in front of the Serbian government building in Belgrade, March 2, 2012

Serbia, të hënën e ardhshme, do të hapë dy kapituj të rinj në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Bëhet fjalë për kapitullin 26, i cili lidhet me arsimin dhe kulturën, dhe kapitullin 20 për ndërmarrjet dhe politikat industriale.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, në Bruksel, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Malta, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE-së, ka caktuar për të hënën e ardhshme konferencën ndërqeveritare BE-Serbi.

Serbia është bërë vend kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2012, ndërsa negociatat me bllokun i ka nisur më 2014.

Integrimi i saj evropian varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

XS
SM
MD
LG