Ndërlidhjet

SHBA shtyn publikimin e ndalesës së re të udhëtimit


Ilustrim

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shtyrë publikimin e ndalesës së re të udhëtimit deri javën e ardhshme.

Presidenti Donald Trump tha se urdhri i ri ekzekutiv do të publikohet këtë javë, por zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se ai është shtyrë.

Urdhri fillestar u ka ndaluar hyrjen në SHBA refugjatëve dhe migrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Urdhri ka shkaktuar protesta masive dhe konfuzion në aeroporte, ndërsa gjykatat amerikane e kanë bllokuar përkohësisht.

Shtëpia e Bardhë tha se urdhri i rishkruar do të adresojë disa çështje të ngritura nga gjykatat, ndërsa sekretari për siguri kombëtare, John Kelly, tha se ai “do të jetë më i fortë dhe më efektiv se urdhri i parë”.

XS
SM
MD
LG