Ndërlidhjet

Forcat irakiane kanë hyrë në pjesën perëndimore të Mosulit


Pamje nga avacnimi i djeshëm i forcave të qeverisë së Irakut kah aeroporti i Mosulit
Pamje nga avacnimi i djeshëm i forcave të qeverisë së Irakut kah aeroporti i Mosulit

Forcat e para irakiane kanë hyrë në një lagje të pjesës perëndimore të qytetit Mosul, derisa ofensiva e gjatë katërmujore qeveritare, për ta rimarrë kontrollin në këtë qytet nga militantët e Shtetit Islamik, ka hyrë në fazën finale, thanë komandantët ushtarakë irakianë.

Gjenerali Sami al-Aridhi, nga shërbimi kundërterrorist, tha sot se forcat e qeverisë së Irakut kanë hyrë në lagjen Al-Maamun në Mosul.

Dje, ishte raportuar se forcat qeveritare po e merrnin aeroportin e papërdorshëm në Mosul, bazën ushtarake Ghazlani dhe fshatin Tal al-Rayyan, në pjesën jugperëndimore të Mosulit.

Qeveria e Irakut e pat shpallur të çliruar pjesën lindore të Mosulit në muajin janar.

Ky qytet ishte okupuar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, në verë të vitit 2014.

Zyrtarët amerikanë thanë para katër ditësh se afro 2 mijë luftëtarë të Shtetit Islamik ende gjenden në qytet.

Në këtë qytet konsiderohet se janë 750 mijë banorë.

Mosuli është qyteti i dytë më i madh në Irak, pas kryeqytetit Bagdad,dhe është bazë e militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG