Ndërlidhjet

Jemen: Sulm vetëvrasës kundër një baze ushtarake


Pamje nga shkatërrimet nga lufta në Jemen
Pamje nga shkatërrimet nga lufta në Jemen

Raportohet se disa ushtarë janë vrarë nga një sulm vetëvrasës kundër një baze ushtarake në Jemen.

Së paku 8 ushtarë janë vrarë e 18 të tjerë janë plagosur sot, kur sulmuesi vetëvrasës me makinë-bombë e ka goditur hyrjen e bazës ushtarake në qytetin Zinjbar.

Ka pasur edhe raporte për këmbim të të shtënave nga armët e zjarrit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm, por një zyrtar ushtarak tha se ai i kishte shenjat e operacionit të al-Kaidës.

Jemeni është përfshirë në luftë civile për afro dy vite, ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve shiitë, të cilët aktualisht e kanë kontrollion ndaj kryeqytetit, Sana.

XS
SM
MD
LG