Ndërlidhjet

Gjysmëvëllai i liderit verikorean është vrarë me agjent toksik


Kim Jong-nam

Kim Jong-nam, gjysmëvëllai i liderit verikorean, është vrarë me agjent toksik nervor, thanë zyrtarë të Malajzisë.

Ai ka vdekur javën e kaluar, pasi dy gra e kanë ndaluar, për kohë të shkurtër, në aeroportin e Kualla Llampurit.

Autoritetet në Malajzi thanë se Kim është sulmuar me agjentin nervor VX, i cili nga Kombet e Bashkuara është klasifikuar si armë e shkatërrimit në masë.

“Substanca kimike është e paligjshme. Është armë kimike. Jemi duke hetuar se si ka hyrë në vendin tonë”, tha inspektori i përgjithshëm i policisë në Malajzi, Khalid Abu Bakar.

Ka shumë dyshime se Koreja e Veriut është përgjegjëse për vrasjen, por Phenjani e mohon.

XS
SM
MD
LG