Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë i përjashtoi gazetarët e disa mediave nga një takim joformal


Sean Spicer
Sean Spicer

Shtëpia e Bardhë nuk e ka lejuar pjesëmarrjen e disa organizatave kryesore mediale në një takim joformal me gazetarët.

Reporterët e rrjeteve CNN dhe BBC, dhe të gazetës, New York Times, ishin në mesin e disa organizatave mediale, që janë përjashtuar nga një audiencë e mbrëmshme me zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Zoti Spicer nuk ka shpjeguar se përse këto organizata janë përjashtuar, por ka tërhequr vërejtjen se Shtëpia e Bardhë do të angazhohet fuqishëm në “përgjigje agresive” ndaj “tregimeve të rrejshme” në lajme.

Gazetarët e agjencisë Associated Press, dhe revistës Time, u larguan nga ky takim kur dëgjuan se disa kolegëve të tyre të organizatave të tjera nuk u ishte lejuar pjesëmarrja.

Vendimi i zëdhënësit Spicer ka hasur në përgjigje të ashpër edhe të disa organizatave të tjera mediale, që ishin përjashtuar.

Ky zhvillim ndodhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ka lanusar edhe një sulm të ri kundër mediave, duke thënë se “lajmet e rrejshme” janë “armiku i popullit”, derisa janë publikuar raporte që pretendojnë se ndihmësit në fushatën e tij kishin pasur kontakte me zyrtarët e inteligjencës së Rusisë.

XS
SM
MD
LG