Ndërlidhjet

Kosovë: Tre persona kanë vdekur në një aksident trafiku


Pamje e një rruge afër Ferizajt
Pamje e një rruge afër Ferizajt

Tre persona kanë humbur jetën, kurse një është lënduar, në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Agim Gashi, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizajit.

Zëdhënësi Gashi ka njoftuar se në aksident ishin të përfshira një veturë e udhëtareve dhe një automjet transportues.

Shkaqet e këtij aksidenti ende nuk dihen, tha ai.

XS
SM
MD
LG