Ndërlidhjet

Akuza reciproke të palëve ndërluftuese në Nagorno-Karabah


Pamje nga luftimet në Nagorno-Karabah

Azerbajxhani dhe separatistët që e kontrollojnë rajonin, Nagorno-Karabah, kanë këmbyer akuza të ndërsjella lidhur me përleshjet e armatosura përgjatë linjës së kontaktit, që është shumë e militarizuar.

Luftëtarët separatistë armenë thanë sot se i kanë dëbuar sulmet e ushtrisë së Azerbajxhanit në seksionet juglindore dhe lindore të linjës së frontit.

Disa ushtarë të Azerbajxhanit janë vrarë gjatë luftimeve, derisa pala armene tha se nuk ka pasur viktima.

Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit i ka konfirmuar luftimet gjatë natës, por ka insistuar se ato ishin nisur nga forcat separatiste.

Kjo ministri, po ashtu, ka pranuar se ka viktima, por nuk ka dhënë kurrfarë shifrash.

Nga ana tjetër, Ministria e mbrojtjes e Armenisë ia ka tërhequr vërejtjen Azerbajxhanit kundër përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Separatistët e mbështetur nga Armenia e kanë marrë kontrollin e rajonit, Nagorno Karabah, në Azerbajxhan, që është me popullatë shumicë armene, gjatë luftës në fillim të viteve të 90-ta.

Gjatë kësaj lufte ishin vrarë afro 30 mijë vetë.

Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e këtij konflikti kanë sjellur pak progres.

XS
SM
MD
LG