Ndërlidhjet

Gjermani: Nga sulmi me automobil një i vrarë dhe dy të plagosur


Pjesëtarët e policisë e kanë rrethuar automoblin para një ndërtese biznesore në Hajdelberg të Gjermanisë
Pjesëtarët e policisë e kanë rrethuar automoblin para një ndërtese biznesore në Hajdelberg të Gjermanisë

Një këmbësor është vrarë dhe dy persona të tjerë janë plagosur nga goditja e një automobili në turmën e njerëzve në qytetin Hajdelberg në Gjermani, ka njoftuar policia.

Një polic i armatosur dje e qëlloi dhe e plagosi një shofer, pasi ai i lëndoi tre vetë me makinën e tij para një ndërtese biznesore.

Policia ka njoftuar se një person 73 vjeçar më vonë vdiq nga plagët e pësuara nga goditja e makinës.

Dy të plagosurit e tjerë në këtë sulm, një austriak 32 vjeçar dhe një femër 29 vjeçare nga Bosnja, janë trajtuar në spital dhe më vonë janë liruar.

Motivet e personit të dyshuar nuk ishin të qarta, por policia tha se nuk ka dëshmi se ishte sulm terrorist.

I dyshuari, që është i plagosur seriozisht, ndodhet në një spital në Hajdelberg.

XS
SM
MD
LG