Ndërlidhjet

AAK: Ndalja e Haradinajt në Francë - kidnapim i pastër politik


Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndaljen e mëtejshme të kryetarit të saj, Ramush Haradinaj, në Francë, tash e tutje e konsideron kidnapim të pastër politik.

Në një komunikatë për media të kësaj partie, thuhet se “kryetari Haradinaj është ndaluar në Francë pas ndërhyrjes së Serbisë dhe në bashkëpunim me kundërshtarët e Kosovës. Mbajtja e tij tash e dy muaj, nuk ka asnjë lidhje as me drejtësinë as me të shkuarën e Haradinajt, por me qëndrimet e tij parimore në raport me zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën”.

Mëtutje, thuhet se “iu bëjmë me dije të gjithëve se Ramush Haradinaj nuk është vetëm dhe zvarritja e lirimit të tij, mund të prodhojë pasoja të rënda për paqen dhe stabilitetin. Kërkojmë nga autoritet franceze që të mos vihen në shërbim të Serbisë, e cila është kthyer në mendësinë e vjetër dhe dëshiron që sërish të shkaktojë trazira në Ballkan”.

AAK-ja thekson se autoritetet e Kosovës “duhet që me urgjencë të vihen në lëvizje, sepse ndalja e Haradinajt nuk ka të bëjë me individin, por është sulm ordiner mbi të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”.

XS
SM
MD
LG