Ndërlidhjet

Moskë: Mijëra vetë morën pjesë në marshin përkujtues për Nemtsovin


Pamje nga marshi i sotëm në Moskë në përkujtim të Boris Nemtsovit

Mijëra njerëz kanë marshuar sot në Moskë në shenjë të përkujtimit të kritikut të Kremlinit dhe ish-zëvendëskryeministrit të Rusisë, Boris Nemtsov, i cili është vrarë para dy vitesh.

I ndjeri Nemtsov, i cili ishte kritik i zëshëm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është vrarë në një urë që shikon kah Kremlini, më 27 shkurt të vitit 2015.

Pesë persona nga rajoni i trazuar i Çeçenisë në Rusi ishin paraqitur në gjykatë në tetor të vitit të kaluar, të akuzuar lidhur me vrasjen e Nemtsovit. Ata i kanë hedhur poshtë akuzat.

Mbështetësit e Nemtsovit kanë shqetësime se kushdo që e ketë urdhëruar këtë vrasje, kurrë nuk do të sillet para drejtësisë.

Disa pjesëmarrës në marsh kanë bartur fotografi të Boris Nemtsovit dhe parulla ku shkruante “Lufta në Ukrainë është krim i Putinit”.

XS
SM
MD
LG