Ndërlidhjet

Këshilli i Sigirimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskton sot raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për situatën në Kosovë.

Raporti përfshin periudhën kohore 16 tetor - 15 janar dhe, mes tjerash, thekson se angazhimi i Prishtinës dhe i Beogradit në avancimin e dialogut ka qenë i dobët dhe se humbja e momentumit rrit rrezikun që të bllokohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve.

Në raport përmendet edhe ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më 4 janar, në Francë, në bazë të një urdhërarresti të Serbisë.

Raporti thotë se ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra të udhëheqësve politikë dhe publikut në Kosovë.

Është ky raporti i parë për Kosovën i hartuar nga Guterres, i cili ka marrë detyrën më 1 janar.

XS
SM
MD
LG