Ndërlidhjet

Miliona njerëz në Kili mbeten pa ujë të pijshëm


Kili - foto arkivi

Shirat e furishëm dhe rrëshqitjet e dheut në Kili kanë kontaminuar një lumë të madh, duke detyruar autoritetet të ndërpresin ujin e pijshëm për katër milionë banorë në kryeqytetin Santiago.

Zyrtarët thanë se furnizimet me ujë nga Lumi Maipo do të ndërpriten për pjesën më të madhe të qytetit, derisa të rrjedhë ujë i pastër.

Ata kanë ngritur stacione emergjente në qytet, ku njerëzit mund të mbushin ujë.

Autoritetet po ashtu urdhëruan restorantet dhe bizneset të mbeten të mbyllura, ashtu si edhe shkollat.

"Po flasim për 1.4 milion shtëpi që do të preken nga ndërprerja e furnizimit me ujë", tha guvernatori rajonal i Santiagos, Claudio Orrego.

XS
SM
MD
LG