Ndërlidhjet

Irani kryen prova të reja raketore


Ngushtica Hormuz

Një zyrtar iranian tha se marina e Republikës Islamike ka kryer me sukses prova raketore, gjatë stërvitjeve ushtarake në Gjirin Persik.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Hossein Dehghan, tha se forca detare ka testuar versionet e reja të raketës me rreze të mesme veprimi Nasr, raporton agjencia e lajmeve Mehr.

Tasnim, një tjetër agjenci iraniane, tha se raketa Dehlaviyeh, e udhëzuar me laser, është testuar po ashtu me sukses.

Provat raketore janë pjesë e stërvitjeve të përvitshme që mbahen pranë Ngushticës strategjike të Hormuzit.

Ushtrimet dyditëshe kanë nisur më 26 shkurt.

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit, pasi ky i fundit ka kryer një provë me raketë balistike në fund të janarit.

Gati një e treta e tregtisë së naftës në botë kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit, e cila ka qenë skenë e konfrontimeve të mëparshme midis SHBA-së dhe Iranit.

XS
SM
MD
LG