Ndërlidhjet

Armenia arriti marrëveshje të re politike me BE-në


Presidenti i Armenisë Serzh Sarkisian

Bashkimi Evropian dhe Armenia kanë arritur pajtueshmëri për një marrëveshje të re për forcimin e lidhjeve politike, më tepër se tri vite prej se Armenia ishte tërhequr nga një marrëveshje e tillë politike dhe tregtare, pasi ishte anëtarësuar në Unionin Ekonomik të Euroazisë, që udhëhiqet nga Rusia.

Bisedimet për marrëveshje janë mbyllur sot gjatë vizitës në Bruksel të presidentit të Armenisë, Serzh Sarkisian. Marrëveshja pritet të nënshkruhet më vonë këtë vit.

Në vitin 2013, Armenia kishte zhvilluar negociata për Marrëveshjen e Asocimit me BE-në, që përfshinte tregti të lirë, por u tërhoq nga ato po atë vit për shkak të presionit të Rusisë.

Negociatat e Armenisë për marrëveshje të re me BE-në filluan në dhjetor të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG