Ndërlidhjet

Projektligj për emërtimin e rrugës para ambasadës ruse në SHBA në kujtim të Nemtsov


Senatori amerikan, Marco Rubio ka prezantuar një projektligj më 27 shkurt, përmes së cilit rruga përball ambasadës ruse në Uashington do të emërtohet “Sheshi Boris Nemtsov”, për të nderuar politikanin e vrarë opozitar rus.

Republikani nga Florida, e ka prezantuar këtë projektligj dy vjet pasi Nemstov u vra në një urë afër Kremlinit.

Shumë rusë kanë përkujtuar Nemtsovin në dy vjetorin e vrasjes së tij. Ata janë mbledhur nëpër rrugë dhe kanë protestuar.

Senatori Rubio ka thënë se Nemstov ishte njëri nga shumë kritikët e presidentit rus, Vladimir Putin, të cilët kanë përfunduar ose të vdekur ose të hospitalizuar.

“Krijimi i ‘Sheshit Boris Nemtsov’ do t’i përkujtojë përgjithmonë regjimit të Putinit dhe popullit rus, se zëri i atyre disidentëve ende jeton dhe se mbrojtësit e lirisë nuk do të heshtin”, u shpreh Rubio.

Ai tha se emërimi i rrugës në Uashington do t’i dërgojë një mesazh të qartë Kremlinit se frikësimi dhe vrasja e figurave të opozitës nuk do të kalojnë pa u vënë re.

Për tu shdërruar në ligj rezoluta e Senatorit Rubio, duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat dhe më pas të nënshkruhet nga presidenti Donald Trump.

XS
SM
MD
LG