Ndërlidhjet

OKB pritet të votojë për sanksione ndaj Sirisë për sulmet me gaz


Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë për përpjekjen e fuqive perëndimore për sanksione ndaj qeverisë siriane për sulmet me gaz toksik gjatë luftës civile, pavarësisht paralajmërimit të Rusisë se do të përdorë veton.

Në OKB do të ballafaqohet sot aleati i Sirisë, Rusia me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë. Ky zhvillim vjen pas bisedimeve të paqes të udhëhequra nga OKB, ndërmjet palëve të Sirisë në Gjenëve, të cilat filluan javën e kaluar.

Rusia ka përdorur veton për gjashtë rezolutat për Sirinë, që prej se konflikti ka nisur më 2011.

Bitania dhe Franca fillimisht ofruan një draf-rezolutë në dhjetor, si përgjigje për rezultatet e dala nga një hetim i OKB-së, ku u gjetën dëshmi se gjatë tri sulmeve në Siri është përdorur gazi klorin.

Ambsadori i Britanisë në OKB, Matthew Rycroft ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet të dërgojë “një mesazh të fortë dhe të qartë se komuniteti ndërkombëtar brengoset është i vendosur në parandalimin e këtyre armëve të neveritshme”.

Siria ka mohuar se ka përdorur armë kimike dhe Rusia ka thënë se gjatë hetimit të OKB-së nuk është gjetur asnjë provë, e cila do të ishte e mjaftueshme që Këshilli i Sigurimit të ndërmerrte masa.

Javën e kaluar, zëvendësmabsadori rus në OKB, Vladimir Safronkov, u ka thënë gazetarëve se Moska do të përdor veton për këtë rezolutë.

XS
SM
MD
LG