Ndërlidhjet

Putin sot viziton Kirgizinë


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, në kuadër të turneut të tij dy ditor në Azinë Qendrore, sot do të vizitojë Kirgizinë.

Vizita e Putinit vjen në kohën e tensioneve politike, pas arrestimit të liderit të partisë opozitare kirgize, Omurbek Tekebaev, gjë për të cilën, mbështetësit e tij kanë organizuar protesta duke kërkuar lirimin e tij.

Ndihmësi i presidentit rus, Yury Ushakov, ka thënë se Putini dhe presidenti kirgiz, Almazbek Atambaev do të bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale politike dhe ekonomike, si dhe për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë rajonale.

Putin më 27 shkurt vizitoi Kazakistanin dhe Taxhakistanin

XS
SM
MD
LG