Ndërlidhjet

Putin: Nuk do të mbështesim sanksione të reja ndaj Sirisë


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Moska nuk do të mbështesë sanksionet e reja kundër Sirisë, teksa Këshilli i Sigurimit i OKB-së, pritet sot të votojë një rezolutë të fuqive perëndimore për të vendosur sanksione ndaj qeverisë siriane për përdorimin e gazit toksik gjatë luftës civile,

Duke folur për gazetarët në Bishkek të Kirgizisë, Putin tha sot se sanksionet “tani nuk janë të pranueshme pasi do të vështirësonin procesin e bisedimeve”.

“Rusia nuk do të mbështesë asnjë sanksion të ri ndaj Sirisë”, tha Putini.

Rusia deri më tani ka përdorur gjashtë herë veton në rezolutat për Sirinë, që prej fillimit të konfliktit në vitin 2011.

Javën e kaluar, zëvendësambasadori rus në OKB, Vladimir Safronkov ka thënë se Moska do të përdor veton për rezolutën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG