Ndërlidhjet

Shqipëria dërgon ushtarë për koalicionin kundër IS-it në Irak


Ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli
Ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli

Ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, thotë se planifikon dërgimin e dhjetëra ushtarëve të këmbësorisë për pjesëmarrje në koalicionin kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Irak.

Ministrja Kodheli i tha dje në komiteti parlamentar se pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara, Tirana është pajtuar që ta dërgoj njësinë me afro 30 ushtarë të këmbësorisë për operacionet ushtarake në Irak, raporton agjencia AP.

“Ne nuk po flasim si pjesë e NATO-s, por për koalicionin global vullnetar”, tha Mimi Kodheli dhe ka shtuar se qeveria e Irakut duhet të pajtohet para se qeveria shqiptare të kërkoj miratim në kuvend.

Më parë, Shqipëria ishte e pranishme në Irak me njësi të armatës, në mbrojtje të objekteve ushtarake ose publike, por jo me grup tokësor operacional.

Shqipëria, që prej vitit 2009 është anëtare e NATO-s, merr pjesë në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse në Afganistan, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mali dhe në Detin Egje.

XS
SM
MD
LG