Ndërlidhjet

Rusi: Lirohet nga burgu aktivistja opozitare Taisiya Osipova


Taisiya Osipova - aktiviste politike opozitare në Rusi

Taisia Osipova, aktiviste politike opozitare ruse e arrestuar në vitin 2010 lidhur me akuza për drogë - për të cilat ajo tha se ishin të fabrikuara - është liruar me kusht pasi në burg i kaloi më tepër se 6 vite.

Lëvizja opozitare, Rusia Tjetër, ka shkruar në rrjetin Twitter se Osipova sot ishte liruar nga burgu në rajonin Tver.

Kjo aktiviste 32 vjeçare, ishte arrestuar në nëntor të vitit 2010 dhe ishte dënuar me tetë vjet burg në vitin 2012, nga një gjykatë në qytetin e saj të lindjes, Smolensk, lidhur me akuza për drogë.

Osipova, avokatët e saj dhe mbështetësit, konsiderojnë se rasti ishte i fabrikuar me qëllim që të bëhej presion kundër bashkëshortit të saj, Sergei Fomchenkov, anëtar me autoritet i partisë, Rusia Tjetër.

Në një rezolutë të Parlamentit Evropian të vitit 2012, me të cilën dënohet Rusia për shfrytëzim të gjyqësisë së saj për qëllime politike, përmendet aktivistja Osipova, si njëra nga disa veprimtarët opozitarë, të cilët janë dënuar për shkak të pikëpamjeve të tyre politike.

XS
SM
MD
LG