Ndërlidhjet

Rusia dhe Kina u vënë veto sanksioneve kundër Sirisë


Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Rusia dhe Kina i kanë vënë veto një rezolute të Kombeve të Bashkuara për sanksione mbi Sirinë, për shkak të përdorimit të dyshuar të armëve kimike.

Është hera e shtatë që Rusia i vë veto rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur Qeverinë siriane.

Kina po ashtu u kanë vënë veto gjashtë rezolutave të tilla, prejse ka nisur lufta në Siri në vitin 2011.

Siria është pajtuar të shkatërrojë armët e saj kimike në vitin 2013, në bazë të një marrëveshjeje të negociuar midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Qeveria e Sirisë, më herët, ka mohuar se ka kryer sulme kimike.

Megjithatë, hetimet e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur se forcat e Qeverisë siriane kanë kryer tri sulme të tilla në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG