Ndërlidhjet

Francë: Dy të plagosur nga snajperi gjatë fjalimit të Hollande

  • RFE /RL

Presidenti i Francës, Francois Hollande

Një snajper i policisë franceze aksidentalisht ka plagosur dy njerëz gjatë fjalimit të presidentit Francois Hollande.

Incidenti ndodhi në qytetin francez Villognon derisa Hollande po fliste në ceremoninë e hapjes së linjes së re të trenit të shpejtë.

Polici ndodhej në kulmin e një ndërtese, afro njëqind metra larg vendit ku po fliste Hollande. Derisa ndryshoi pozicionin, snajperi shkrepi papritmas, ka cituar Reuters një burim anonim.

Pierre N'Gahane, një zyrtar I lartë I policisë në rajon, tha se plumbi goditi dy njerëz në këmbë dpor plagët e tyre nuk janë të rënda.

Zhurma e të shtënave mund të dëgjohet edhe në regjistrimin video të fjalimit të Hollande.

“Shpresoj të mos jetë diçka serioze”, tha presidenti francez duke shtuar se “Nuk e besoj”.

XS
SM
MD
LG