Ndërlidhjet

Kabul: Elsplodim dhe të shtëna; përgjegjësinë e morën talibanët


Pamje e eksplodimit të sotëm të fuqishëm në Kabul

Ndërmjet forcave të sigurisë afgane dhe sulmuesve të panjohur në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, sot kanë shpërthyer përleshje të armatosura, pak kohë pasi është dëgjuar një eksplodim i fuqishëm, në pjesën perëndimore të qytetit, ka thënë një zyrtar policor.

Së paku dy persona të armatosur kishin hapur zjarr kundër një shkolle ushtarake dhe selisë së policisë në një rajon të Kabulit.

Për dhunën e sotme, përgjegjësinë e kanë marrë talibanët, ndërsa një zëdhënës i tyre tha se militantët i kan sulmuar tri caqe në Kabul, që kanë shkaktuar viktima të shumta. Por, ai nuk ka dhënë detaje të tjera

Nuk ka pasur komente zyrtare për viktima eventuale.

XS
SM
MD
LG