Ndërlidhjet

Francë: Përkundër akuzave, kandidati Fillon e vazhdon fushatën


Francois Fillon

Kandidati konservator për president të Francës, Francois Fillon, ka shprehur sot përkushtim për të mbetur në garë, përkundër asaj që ai e cilësoi si qëllim të një gjyqtari për ta vënë atë nën hetime formale për dyshime lidhur me keqpërdorim të fondeve publike.

Ish-kryeministri, Francois Fillon, 62 vjeçar, në fillim të këtij viti ishte favorit në zgjedhjet presidenciale, pas nominimit nga Partia Republikane.

Por, prej asaj kohe, Fillon ishte në shënjestër të akuzave se ai i kishte paguar bashkëshortes së tij, Penelope, dhe fëmijëve të tij, qindra mijëra euro, gjatë disa dekadave për punë të rrejshme parlamentare.

Zoti Fillon tha sot se akuzat ishin “krejtësisht të llogaritura për ta ndalur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale”.

Javën e kauar, prokurorët francezë e kanë hapur hetimin e plotë lidhur me këto pretendime.

Aktualisht, sipas hulumtimeve të opinionit, paralajmërohet se liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, dhe kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, janë dy pjesëmarrës në garë, që do ta kajlojnë rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më 23 prill.

Sipas hulumtieve të opinionit, projektohet që fitore në rund të dytë, më 7 maj, do të arrijë kandidati Macron.

XS
SM
MD
LG