Ndërlidhjet

Të paktën 16 të vrarë nga dy sulme me bomba në Kabul


Policia në Afganistan thotë se nga dy sulmet me bomba që goditën sot Kabulin, janë vrarë të paktën 16 persona dhe kanë plagosur 40 të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmet i kanë marrë talibanët.

Në makinë-bombë shpëtheu në portat e selisë së policisë në perëndim të Kabulit, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish.

Ai ka thënë se disa militantë më pas kanë hyrë në oborrin e policisë dhe janë kontrontuar me policinë.

Ndërkaq, Danish ka treguar se një sulmues vetëvrasës ka hyrë në një zyre në lindje të Kabulit, ku gjendet agjencia kombëtare e inteligjencës dhe ka shpërthyer ekzplozivët e tij.

Nga ky sulm, janë vrarë të paktën dy persona.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për të dy sulmet.

XS
SM
MD
LG